Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është takuar sot me përfaqësuesit e shteteve që ende s’e kanë njohur Kosovën.
“Në lutjet e mëngjesit në Washington, pata mundësinë që të takohem edhe me udhëheqës dhe përfaqësues shtetesh që nuk e kanë njohur ende Kosovën”, ka shkruar Pacolli, në llogarinë e tij në Facebook.“Takova ministrin e jashtëm të Filipineve, zonjën e parë të Ruandës dhe ministrin e Infrastrukturës së Republikës së Kongos”, ka treguar Pacolli.