Sektori i Punëve të Brendshme Shkup parashtroi padi penale kundër J.S (48) dhe A.S (43), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Të denoncuarit drogën e kanë marrë në Kosovën fqinje, pas marrëveshjes paraprake me një person nga Kosova, për transport të marijuanës deri në Shkup, ndërsa për kompensim me para prej 500 euro për kilogram, gjegjësisht 7.500 euro.

Vlera e drogës së sekuestruar në tregun e sivjetmë narkotik arrin pothuajse 80.000 euro.