Avokati Arianit Koci ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale një kallëzim penal kundër Ljubisha Dikoviq që është në krye të Ushtrisë së Serbisë e që në kohën e luftës ishte komandant i Brigadës 37 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave si dhe Dejan Ranxheloviq për krimet e kryera në atë që njihet si masakra e Rezalllës.

Përmes këtij kallëzimi penal kërkohet që Prokuroria Speciale të nisë hetimet kundër këtyre dy personave për krimet e kryera në atë masakër ku janë vrarë 41 persona në prill të vitit 1999, njofton Klan Kosova.

Në kallëzimin penal thuhet se ka edhe dëshmitarë të mbijetuar nga kjo masakër të cilët dëshmojnë se krimet i kanë kryer ushtria e rregullt Jugosllave, në krye të së cilës ishte Ljubisha Dikoviq. |Klankosova|

image image