Avokati i popullit, Ixhet Memeti është deklaruar rreth problemeve të qytetarëve me borën dhe ngricat. Vetëm për disa ditë në Shkup ka pasur 160 të lënduar dhe me thyerje të gjymtyrëve dhe kjo e ka bërë zyrën e Avoktatit të Popullit në Maqedoni që të apeloj tek autoritet lokale që të pastrojnë rrugët dhe trotuare ndërsa tek qytetarët ka apeluar që të padisin autoritet për mos pastrim të rrugëve.

”Njerëzit duhet të mësohen që mos durojnë dhe të kërkojnë të drejtën e tyre. Rrugët dhe trotuaret e ngrira mendojnë se janë problem i tyre. Përkundrazi, këto probleme duhet t’i zgjidh komuna.” thotë Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.

Nëse qytetarët e padisin komunën për lëndimet e tyre dhe nëse e fitojnë gjyqin atëherë e njejta procedurë shkon në gjykatë e qytetarëve dhe pastaj ngritet procedurë për dëmshpërblim./Telegrafi/