mensur
Nga Mensur Pajaziti

Një problem i kahmotshëm për nxënësit e Gjimnazit të Tetovës gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë mungesa e një objekti të mirëfilltë për mbarëvajtjen e procesit edukativo-arsimor. Sigurisht se dhe mungesa e cilësisë dhe mospasja e hapësirave me paralelet e nevojshme të Gjimnazit ka qenë një ndër problemet kryesore që është ballafaquar Gjimnazi. Mos harrojmë se problem tjetër i rëndësishëm mbetet dhe shpërndarja e paraleleve në shumë shkolla improvizuese të Tetovës pa dallim nacionaliteti. Për hir të së vërtetës opinionit të gjerë duhet bërë me dije se nga paaftësia e sigurimit të objektit të mirëfilltë të Gjimnazit na lindin këto probleme që sot e kësaj dite po vazhdojnë të jenë prezente; ku prapëseëprapë me gjithë këta probleme që kishte Gjimnazi nuk u bë kurrë një shkollë më tre ndërrime, por gjenim hapësira alternative për të qenë në shërbim të nxënësve.

Sot e nderuara znj. Teuta Arifi na sjell një vendim at-hok pa konsutim më të punësuarit e Gjimnazit, që mësimi do të mbahet në tre ndërrime, por e njëjta harron se përse e ndau Gjimnazin në dy pjesë, dhe se cili ishte realisht objektivi i tyre për të siguruar një proces kualitativ apo thjeshtë një ndarje klasike e nxënësve tonë. Rënimi i arsimit shqip ndodhi pikërisht me ardhjen e tyre në pushtet, dhe kështu puna e arsimit u zhyt në komplikime të kohëpaskohshme, që dhe sot vështirë se mund të rikooperohen.
Një problem tjetër që e tangon nxënësit shqiptar është dhe problemi i transportit, ku nxënësit paguajnë transportin nga buxheti i tyre familjar, kurse në anën tjetër reklamojnë se shkollimi dhe transporti janë falas. Kjo hipokrizi duhet ndalur, pasi është i dëmshëm për ne si shoqëri, por dhe si staf pedagogjik. Prandaj znj.Teuta Arifi do të ishte më mirë që të luftojë dhe të siguroje mjete për ndërtimin apo zgjerimin e objektit të Gjimnazit, sesata cungojë arsimin përmes vendimeve të paqarta.
Ndryshe, një falënderim i nevosjhëm që nuk i la shteg këtij vendimi të marrë jehonë, profesorët përmes bojkotit e parandaluan zhvillimin e procesit mësimor në tre turne. Pra, falë unitetit dhe bashkëpunimit dhe dashamirësisë të profesorëve të Gjimnazit, të cilët për hir të arsimit të mirëfilltë të nxënësve tanë reaguan në kohën e duhur duke i bojkotuar proceset mësimore kundrejt planit për tre turne. Ne si profesorë të Gjimnazit ishim kundër këtij vendimi, pasi një orë mësimi nga 45 min. në 25 minuta humbet ora e plotë që nxënësit të marrin njohuritë e duhura.

(Autori është Profesor në Gjimnazin e Tetovës dhe Sekretar i LR-PDSH,  Dega Tetovë)

© fol.mk