Ka dalë në shitje një pajisje e pazakontë, e cila vendoset në shpinën e prindërve, ku fëmijët mund të hipin dhe mbahen sikur të ishin mbi kalë.

Lodra është kritikuar shumë, meqë konsiderohet si ofenduese dhe i shkakton lëndime të rriturit.

“Fëmijët nuk dinë të ndalojnë dhe mendojnë se kështu duhet vepruar me prindin, të cilit do t’i thyhet shpina dhe gjunjët”, ka qenë një nga komentet e shumta.

Por, të tjerë e konsideruan si lodër të përshtatshme, për të argëtuar fëmijën.

Reklama që mund ta shihni më poshtë, është shpërndarë në internet pasi duket qesharake dhe e çuditshme.