Shkruan Ejup Berisha

Palestina apo në fakt autoritetet e saja autonome janë shprehur kundër antarsimit të Republikës së Kosovës në Rrjetin policor botëror ndërkombëtar Interpol. Palestinë turp të qoftë.Palestinë haram të qoftë të ardhurit keq dhe përkrahja e parezervë morale shpirtërore dhe emocionale nga shumica dërmuese e kombit shqiptar që ta kanë dhënë me dekada për gjendjen e rëndë që ka sunduar atje te ju si pasojë e okupimit Izraelit. Turp, turp, turp për Palestinën që të vehet në shërbim të interesave të Serbisë dhe të shprehet kundër inkuadrimit të Kosovës në instancën më të lartë policore botërore. A e dinë autoritetet palestineze se sa shqiptar kanë jetuar dhe vdekur e kanë shkuar në atë botë me solidarizimin dhe përkrahjen e madhe apo të skajshme për aspiratat palestineze. Apo ka egzistuar një keqardhje e skajshme për gjendjen e rëndë politike, ekonomike, sociale si dhe ushtarake të Palestinës dhe të palestinezëve atje dhe tani ne dëgjojmë se Palestina na e kthen me refuzim përkrahjen për ambicjet e Kosovës për antarsim në Interpol. Nuk ka pasur dhe nuk ka shqiptar që nuk e ka përkrahur Palestinën në aspiratat e saj për liri çlirim dhe pavarsësi por pas kësaj situate kur autoritetet palestineze janë shprehur kundër interesave të Kosovës shqiptarët duhet të mendohen dhe ta rishqyrtojnë përkrahjen për Palestinën. Për të qenë turpi edhe më i madh Autoritetet autonome Palestineze akoma nuk e kanë njohur pavarisnë e Republikës së Kosovës të shpallur gati para 11 vitesh ndërsa të gjithë shqiptarët e kanë njohur Palestinën si dhe luftën e Palestinezëve për liri si dhe e kanë vajtuar gendjen e rëndë të popullit të Palestinës. Nuk di çtë themë më shumë kështu qenka realiteti ne si shqiptar Palestinës i kemi dhënë përkrahje pa rezervë e kjo e fundit neve po na e kthen me refuzim të skajshëm dhe pa rezervë. Turp që qoftë Palestinë Turp, turp, turp.