Palestinezët e rripit të Gazës, kanë sulmuar Izraelin, me 200 raketa, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes Izraelite, duke thënë se më pas Izraeli sulmoi Gazën me sulme ajrore dhe tanke.

Tre Izraelitë u lënduan nga ky sulm, ndërsa sulmet e Izraelit vranë tre palestinezë, duke përfshirë një nënë dhe vajzën e saj të vogël, kanë thënë zyrtarët e Gazës, raporton BBC.Katër palestinezë, duke përfshirë dy militantë të Hamasit, u vranë të premten pas një sulmi ku u lënduan dy ushtarë izraelitë.

Nga sulmi i Izraelit, mbeti e vdekur një grua 22 vjeçare, dhe një nënë tjetër me vajzën e saj.

Madje sulmet e Izraelit, goditën edhe ndërtesën e agjencisë së lajmeve turke, Anadolu.Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, e dënoi sulmin, duke thënë se sulmi ndaj civilëve, është “krim kundër njerëzimit”.Tensionet u rritën, menjëherë pas ri-zgjedhjes së Netanyahut si kryeministër i Izraelit, gjë që pasoi me protesta nga palestinezët.

Gjatë këtyre protestave, një person qëlloi me armë dy ushtarë izraelitë, gjë që më pas erdhën sulme të një pas njëshme nga të dyja palët.