Aktorja e njohur botërore Pamela Anderson duket se ka filluar një shoqëri të re me një nga biznesmenët e njohur shqiptarë.

Fatmir Hysenbelliu është biznesmeni, i cili pati rastin të takojë në një mbrëmje aktoren e njohur, dhe të kalojë çaste të këndshme pranë saj.

Fakti se ata kanë filluar të kenë një shoqëri të mirë mes vete, e vërtetojnë edhe ndjekjet e tyre në rrjetin social Instagram.

Në pak persona që Anderson ndjek në Instagram (79), është edhe biznesmeni shqiptar Hysenbelliu.