Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur të martën në Meksikën jugperëndimore, duke lënë të vdekur së paku një person.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shkalla e këtij tërmeti u raportua të jetë 7.0 Rihter.

Tronditjet si rrjedhojë e këtij tërmeti kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona, si dhe dëme materiale të ndërtesave.

Pamjet e shpërndara gjerësisht në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur dëgjohen lëkundjet.

Disa pamje të tjera tregojnë gjithashtu momentin kur edhe njerëzit, presin jashtë objekteve nga paniku. /Telegrafi/