Pas gjuajtjes më armë zjarri në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, një person ka vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur rëndë.

Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shpend Fazliu ka konfirmuar për Telegrafin se katër persona kanë marrë trajtim mjekësor në emergjencë në këtë QKUK.

Ai ka theksuar se përkundër kujdesit maksimal nga stafi mjekësor, një person nuk ka arritur të mbijetojë.

Ndërkaq, jozyrtarisht mësohet në këtë konflikt janë të përfshirë pronarë tokash me komplekse banesore.

Telegrafi ka siguruar një video incizim ku shihen teksa gjuhen më armë zjarri.

Në pamje njëri person shihet teksa plagos një tjetër, ndërkaq mbetet po ashtu vet i plagosur.