Përleshje të ashpra janë zhvilluar në veri të Meksikës midis forcave të sigurisë dhe anëtarëve të kartelit të fuqishëm të drogës Sinaloa, pasi u zbulua një prej drejtuesve të grupit kriminal.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Ovid Guzman Lopez, të gjetur gjatë një patrullimi rutinë në Culiacan.

Ai është djali i Joaquin El Chap Guzman, një shef i kartelit të drogës i dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, plus 30 vjet.

Gjashtëdhjetë e dy vjeçari El Chapo u shpall fajtor në New York për 10 akuza përfshirë trafik droge dhe pastrim parash.

Kujtojmë, ai shpëtoi nga një burg meksikan përmes një tuneli në 2015, por më vonë u arrestua dhe u ekstradua në SHBA në 2017.

Ai tani është ish-kreu i kartelit Sinaloa, furnizuesi më i madh i drogës në Shtetet e Bashkuara.

Qeveria e shtetit tha që djali i tij Ovidio Guzman u gjet brenda shtëpisë gjatë një patrullimi të rastit të policisë.

Si pasojë, kishte ardhur deri tek një sulm i ashpër nga anëtarët e kartelit të drogës që u përpoqën ta lirojnë.

Ovidio, një burrë 28 vjeç, besohet se luante një rol kryesor në kartelin pas arrestimit të babait të tij.

Ai është kërkuar në SHBA me disa akuza. Megjithatë, policia e ndaloi për pak kohë, pas së cilës ai u la i lirë.

Nuk ka asnjë informacion mbi viktimat gjatë konfliktit, por disa pamje të postuara në internet ende tregojnë trupa në rrugë.

Qeveria pretendon se po punon për të rivendosur ligjin dhe rendin në Culiacan. /Telegrafi/