Një rrëshqitje e dheut shkatërroi tetë shtëpi pranë detit në Norvegjinë veriore. Një person është evakuuar nga një pronë dhe nuk ka pasur viktima.

Rrëshqitja e dheut ndodhi ndodhi në komunën e Alta të mërkurën pasdite. Policia u njoftua për ngjarjen në orën 3.45 pasdite dhe menjëherë filloi një operacion shpëtimi nga ajri dhe deti.

Një person arriti të regjistrojë momentin e rrëshqitjes së dheut me një aparat fotografik. Videoja tregon se si toka gradualisht lëvizë në det, transmeton Telegrafi.

https://youtu.be/6QcBSbQo4XA

Një dëshmitar përshkroi se si dëgjoi një ushtimë të madhe në shtëpinë e tij dhe besoi se dikush ishte në shtëpinë e tij. “Unë vrapova jashtë që të shpëtoja”, tha ai.


Policia fillimisht nuk ishte në gjendje të shkonte aty afër për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit, kështu që operacioni i shpëtimit u pezullua. Pastaj më vonë ishin në gjendje të rifillonin përpjekjet për ndihmë, raportoi Forbes.

Komandanti Sten-Rune Nikolaisen i Qendrës kryesore të Shpëtimit të Nor njoftoi se një helikopter fluturoi mbi zonë për të ndihmuar personat.

Shtëpitë e shkatërruara ishin shtëpi pushimi.

Sipas njoftimeve të mediave lokale, edhe disa rrëshqitje të tjera të dheut ndodhën disa orë pas incidentit kryesor. Drejtoria Norvegjeze për Burime Ujore dhe Energji po monitoron situatën, veçanërisht rrezikun e rrëshqitjeve të mëtejshme të tokës.

Autoritetet paralajmëruan se rrëshqitjet e tjera të dheut ka të ngjarë të ndodhin në ditët në vijim. /Telegrafi/