Robert Elsie (1950-2017)

Sulltani osman, Abdyl Hamiti i dytë (periudha e sundimit 1876-1909), mbretëroi mbi një perandori (përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë) e cila po shkonte drejt shpërbërjes.

Kaçaniku

Në fund të sundimit të tij, sulltani u bë paranojak. Nuk udhëtoi më dhe rrallë shfaqej në publik.

Për t’u informuar për gjendjen e perandorisë, kishte një rrjet spiunësh, por edhe fotografë të cilët bënin foto të shtetit të tij shumëkombësh.

Ferizaj

Kur në vitin 1909 u detyrua të jepte dorëheqjen, koleksioni i tij fotografik ngeli në Jildiz-Saraj derisa u transferua në Bibliotekën e Universitetit të Stambollit. Aty mbeti për vite i paprekur.

Prishtina

I jemi mirënjohës Bibliotekës për mundësinë e paraqitjes këtu të një pjese të fotografive nga Shqipëria dhe Ballkani perëndimor (fotot e Shkupit, Kaçanikut, Ferizajt, Prishtinës, Shkodrës, Podgoricës dhe Ulqinit). Falënderojmë gjithashtu zotin András Riedlmayer nga Biblioteka e Arteve të Bukura e Universitetit të Harvardit për ndihmë në përkthimin e titujve nga osmanishtja. Shumica e fotografive janë pa datë, por duket se vijnë nga periudha 1876-1900. /elsie.de/