Arrestohet shoferi, i preu rrugën
Ky është momenti i përplasjes fatale që i shkaktoi vdekjen e menjëhershme 2 turistëve polak. Në videon e siguruar ekskluzivisht nga Tv Klan motori me të cilin udhëtonin Ualdemar Makovski dhe Marta Makovska po lëvizte në drejtim të Lezhës kur u përplas nga automjeti tip Golf.

Siç shihet në këto pamje makina e drejtuar nga David Gjonaj tashmë i arrestuar i ka prerë rrugën 2 polakëve teksa ka tentuar të futet në një karburant në aksin Shkodër-Lezhë. Në video shihet se përplasja ka qenë tejet e forta çka i kushtoi dhe jetën polakëve që mësohet se vizita në Shqipëri vinte në kuadër të një turi me motor që kishin nisur.
Shoferi i mjetit Golf i cili dyshohet si shkaktar kryesor i aksidentit të frikshëm akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, për të cilën Kodi Penal parashikon nga 5 deri në 10 vite.