Për shkak të pandemisë së coronavirusit, në mënyrë drastike është ulur numri i kurorëzimeve gjatë vitit 2020.

Sipas autoriteteve të vendit, për 70 për qind ka rënë numri i kurorëzimeve dhe se tani kurorëzimet bëhen me protokoll ku maksimalisht duhet të ketë vetëm 5 persona me maska dhe doreza, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të coronavirusit, numri i kurorëzimeve në mënyrë drastike është ulur. Sivjet ai numër është për 70 për qind më i vogël. Tani kurorëzimet bëhen me protokoll ku duhet të jenë të pranishëm vetëm 5 persona me maska dhe doreza. Mund të kurorëzohen edhe jashtë hapësirave zyrtare, në hapësira të hapura ku maksimumi i personave është 50, me largësi trupore, maska dhe doreza”, thonë nga Drejtoria e Librave Amë.

Këtë vit para pandemisë në janar ka pasur 1.046 kurorëzime, në shkurt 9212 dhe në mars 507, ndërsa ceremonitë janë të ndaluara për shkak të coronavirusit.

Policia ka pasur disa raste kur bashkëshortët e rinj kanë përfunduar në stacion policor për shkak se në kushte të pandemisë kanë bërë festë.