Në edicionin e sotëm të emisionit “Vetëm e Vërteta”, të ftuar ishin gjenerali Stojance Angelov nga “Dinjiteti” dhe analisti politik Aleksandar Pandov.
Në lidhje me negociatat rreth emrit, Pandov tha se pritet që shumë shpejt të zgjidhit kjo çështje dhe se lojtarët e mëdhnjë në arenën ndërkombëtare nuk do ta lënë të pazgjidhur këtë çështje, me çka do të ndyshohet edhe identiteti i kombit maqedonas.
Ndërsa Angelov tha që ne si “Dinjiteti”, kemi thënë se duhet të pezullohe këto negociata, por, sipas tij, janë qytetarët e Maqedonisë që vendosën për negociata, pasi votuan për LSDM dhe Zoran Zaevin, i cili edhe në fushatën zgjedhore ka deklaruar në mënyrë të qartë që kërkon zgjidhje për emrin. Angelov mendon se në fund të fundit, janë qytetarët që do ta japin verdiktin e fundit në referndum dhe se ai do të respektojë qëndrimin e qytetarëve.
Pandov tha se tani ngadalë në skenë do të dalë propagandë, e cila do ta përgatit opinionin publik të pranojë ndryshimin. Përndryshe, Pandev tha se edhe ai është për integrim të vendit në NATO dhe BE, por jo me çdo çmim, sepse askush nga fqinjtë nuk dëshiron që të ekzistojë Maqedonia apo maqedonasit. Pandov beson se qeveria tani është gjunjëzuar dhe se tani nuk ka koncesion përpara faktorit ndërkombëtar. Në fund të dy ranë dakord se edhe Greqia është nën presion të madh nga ndërkombëtarët.