Papa Françesku tha të shtunën se ai do të ishte i sinqertë me Presidentin amerikan Trump mbi dallimet e tyre të mprehta për çështje të tilla si emigracioni dhe ndryshimet klimaterike, kur të dy të zhvillojnë takimin e tyre të parë në Vatikan në fund të muajit, njofton Reuters
Por Papa u tha gjithashtu gazetarëve në avion kur po kthehej nga Portugalia se ai do të ishte mendjehapur dhe nuk do të jepte gjykim mbi Trump derisa të dëgjonte pikëpamjet e tij në takimin e tyre të 24 majit.

“Edhe nëse njeri mendon ndryshe, ne duhet të jemi shumë të sinqertë në lidhje me atë që mendon secili,” tha Papa.

Takimi i Papës me Trump mund të jetë potencialisht i vështirë duke pasur parasysh qëndrimet e tyre diametrilisht të kundërta mbi emigracionin, refugjatët dhe ndryshimet klimaterike, që ai, siç ua tha gazetarëve në avion, ‘ janë të njohura.”

Vitin e kaluar, në përgjigje të një pyetjeje rreth pikëpamjeve të kandidatit Trump mbi emigracionin dhe synimin e tij për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit të SHBA-së me Meksimën, Papa Francis tha se një njeri me vizion të tillë ‘nuk ishte i krishterë’