Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të Projektit të USAID-it për Partneritet për rregullativë më të mirë afariste sot realizoi një sesion informativ me temë “Rregulloret ligjore në fushën e mjedisit në funksion të zhvillimit, promovimit dhe konkurrencës së kompanive”. Ky sesion ka mundësuar diskutim interaktiv dhe shkëmbimin e përvojave në mes të gjitha palëve të interesuara, në mënyrë për të arritur në përfundime për tejkalimin e barrierave ekzistuese në zbatimin ligjor dhe gjetjen e zgjidhjeve të përshtatshme për mjedisin në funksion të zhvillimit, promovimit dhe konkurruenshmërisë së kompanive.

Ky është info sesioni i dytë për këtë vit nga gjithsej 20 të planifikuara që do të organizohen në të gjitha qytetet e Republikës së Maqedonisë mbi tema të rëndësishme ekonomike, me qëllim të inicimit të diskutimit me bizneset, institucionet, ekspertët e fushave të caktuara që kanë të bëjnë me pajtueshmërinë ligjore të kompanive.

Sesionet informative do të mbulojnë temat e mëposhtme: taksat, marrëdhëniet e punës, inspektimin e tregut, licencat për furnizim ushqimore, bujqësi dhe mjedis. Ligjërues do të jenë ekspertë të dalluar në fushat e përmendura, të cilët do të njohtojnë pjesëmarrësit me rregulloret ligjore mbi këto tema dhe do të inkurajojnë diskutimin. Propozimet e komunitetit të biznesit do të përpunohen më tej dhe do t’i dërgohen Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Për të përfshirë komunitetin e biznesit nga e gjithë Maqedonia, sesionet informative do të mbahen në bashkëpunim me dhomat rajonale në Kumanovë, Tetovë, Kavadarci, Manastir, Strugë, Ohër, Negotinë, Dibër, Prilep, Gjevgjeli, Strumicë, Shtip, Koçani, Kërçovë dhe 5 në Shkup, dhe me këtë do të mbulohen të gjitha rajonet e planifikuara.

Në periudhën e ardhshme, projekti do të vazhdojë të punojë në zgjidhje konstruktive për një pajtueshmëri më të mirë ligjore të kompanive dhe mbështetje të mekanizmave për dialogun publiko-privat mes të gjitha palëve të interesuara. Të gjitha aktivitetet e projektit kryhen nga EPI CENTAR International dhe katër partnerët kryesorë: Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit – MASIT dhe Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë. Përmes pjesëmarrjes aktive në zbatimin e projektit, dhomat gjithashtu do të forcojnë kapacitetet e tyre për të përfaqësuar më mirë ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme. /Fol/