Shkup, 8 shtator – Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike –Gostivar, ndaj Zoran Mileskit- Kiçeec mbrëmë i është caktuar paraburgim 30 ditor për aksidentin e rëndë të komunikacionit ku shtatë perona u lënduan, ndërsa një e humbi jetën.

Prokuroria Publike Themelore Gostivar së fundmi solli Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi të dyshuar për veprën penale – Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion sipas nenit 300 paragrafi 2 lidhur me nenin 297 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Sipas PTHP Gostivar, më 4 shtator, në aksin magjistral Kërçovë – Gostivar, i dyshuari si pjesëmarrës në komunikacion në rrugët shtetërore nuk i ka respektuar rregullat dhe e ka rrezikuar komunikacionin publik.

“Duke lëvizur me automjetin motorik “Mercedes” me targa të Kërçovës, ai në vendin kritik nuk e ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes sipas gjendjeve dhe kushteve në rrugë dhe në linjë të plotë ka filluar tejkalimin e automjetit para tij – automjetit “BMË” me targa të Tetovës. Në po të njëjtin moment, në drejtim të kundërt drejt Kërçovës ka lëvizur automjeti “Sang Jong” me targa të Gostivarit, të cilit i dyshuari ia ka penguar rrugën dhe e ka goditur drejtpërdrejt me pjesën e parme të djathtë të “Mercedesit” në pjesën e parme të djathtë të automjetit “Sang Jong”. Automjeti i përplasur me pjesën e majtë e ka goditur edhe automjetin “BMË” i cili është tejkaluar. Në aksident, jetën e ka humbur një bashkëudhëtar i automjetit “Sng Jong”, katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tre, në mesin e të cilëve edhe i dyshuari janë me lëndime të lehta”, thuhet në kumtesën e PP-së.

Për shkak të rrezikut nga arratisja, mundësia për të ndikuar mbi dëshmitarët, të dëmtuarit dhe mundësia për përsëritjen e veprës, prokurori publik deri tek gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore në Gostivar dorëzoi propozim për përcaktimin e masës paraburgim për personin e dyshuar.

Të dielën pasdite në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë në afërsi të Novosellës së Gostivarit ka ndodhur një aksident në të cilin si pjesëmarrës ishte Zoran Mileski ndryshe i dënuar për rastin “Zhvatja” me tre vite. Ai pati ndërprerje në vuajtjen e dënimit prej 30 ditësh, për shkak të problemeve kardiovaskulare, ndërsa në burgun n Strugë duhej të kthehej deri më 8 shtator.