Paralajmërohen protesta në Tetovë për rritjen e çmimit të rrymës

Nëpër rrjetet sociale qarkullon një njoftim për protesta në Tetovë për rritjen e çmimit të rrymës që duhet të mbahet ditën e enjte ku edhe do të shpalosen edhe kërkesat, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për të shprehur revoltën ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike si dhe ndaj shumë problemeve të lidhura me energjetikën, ditën e Enjte, me datë 6 Gusht 2020, në ora 19.00 organizohet PROTESTË në sheshin Iliria në Tetovë. Gjatë ditëve në vazhdim do ju informojmë më hollësisht me kërkesat.
– Këshilli nismëtar” (sic) shkruhet në njoftim.

Ndryshe, ditën e premte (31 korrik) Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni (KRRE) njoftoi se do të rritet çmimi për energji elektrike për 7.4% pas kërkesës së ELEM dhe MEPSO, me arsyetim se gjatë kohës së pandemisë kanë pasur humbje të mëdha.