Çdo parti që do të marrë vendim të formojë koalicion pa partinë e cila ka fituar më shumë vota dhe më mbështetje nga populli në zgjedhje, duhet ta dijë se në të njëjtën kohë merr vendim që të ballafaqohet me problem në të ardhmen, të natyrshme për situatën kur injorohet vullneti i shumicës së qytetarëve. Kjo është përgjigja të cilën, siç njoftojnë nga VMRO-DPMNE-ja, ia ka lideri partiak Nikolla Gruevski dhënë ambasadores së OSBE-së në Shkup, Nina Soumalainen, në pyetjen nëse për ta do të ishte i pranueshëm një koalicion qeveritarë i formuar nga LSDM-ja.

Në njoftimin me shkrim lëshuar nga kabineti i Gruevskit, në mënyrë të tërthortë përcillen edhe porosi ndaj partnerit të deritanishëm në koalicion, BDI-së duke e rikujtuar se nëse tani shkel parimin fituesi me fituesin, në të ardhmen do të përzihen nga selia e VMRO-së, nëse shkojnë për tu thirrur në këtë parim, transmeton TV Shenja.

“Tani kur VMRO-DPMNE është fitues, edhe nga jashtë edhe nga brenda harrohet ky parim. Të gjithë duhet ta dijnë se nëse një herë shkelet ky princip, e njëjta do të shndërrohet në një proces të pakthyeshëm. Nuk mundet ai princip të vlejë sipas nevojës, vetëm kur dikujt i konvenon dhe më kjo pastaj nuk është princip. Nëse tani evotiohet ky princip dhe me vetësijë shkilet, secili që në të ardhmen kur do të ndryshojnë rrethanat, do të mendojë të vijë dhe përsëri të mundohet të na bind ta vendosim atë princim, duhet ta dijë se pa diskutim do të përjashtohet nga shtabi i partisë, ndërsa partia do të koalicionojë me kend të vlerësojë se është më së miri për vetë partinë dhe vendin, siç është edhe në shtetet e tjera”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.