Ceilon, është një frut me një emër të çuditshëm në fakt, por me një shije të mirë. Mund të themi që nuk është mjaft i njohur për vendin tonë dhe popullatën gjithashtu.

Ky frut rritet shumë larg Shqipërisë, në pyjet tropikale, në jugperëndim të Brazilit dhe ka veti parandaluese ndaj kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.

Fruti është i përdorshëm në dy gjendje, mund të konsumohet i freskët por gjithashtu, mund të përdoret edhe për pije.

Fruti Ceilon ka aktivitet të lartë antioskidant, thuhet sipas një studimi të bërë së fundi nga Instituti i Teknologjive të Ushqimit dhe  të publikuar në Gazetën e Shkencës dhe Ushqimit.

Gjithashtu fruti Ceilon, ka nivele të larta të fitokimikaleve që janë raportuar në studime të ndryshme si përbërës kundër stresit oksidativ që shkakton sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Ky frut përdoret në masë të madhe në këtë pjesë të Brazilit për të bërë lëng. Pema që prodhon këtë frut mrekullibërës është shtatshkurtër. Zakonisht ky frut kanë ngjyrë portokalli, por kur piqen kthehen në të purpurtë.

Një sërë sëmundjesh si: hipertensioni, sëmundjet e zemrës dhe kanceri mund të parandalohen nëpërmjet këtij fruti, bëjnë të ditur studiuesit.