14 kandidatë kanë aplikuar për anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, përfshirë anëtarët e mëparshëm dhe aktualë, si dhe punonjësit në shërbimet e Komisionit dhe avokatë.

Nga opozita e OBRM-PDUKM kandidat janë Boban Stojanoski dhe Aleksandar Dashtevski, ndërsa Krenar Lloga është kandidat për anëtar që vjen nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa nga BDI është Ditmire Shehu.

Kandidatët e tjerë janë: Janake Vitanovski, Boris Kondarko, Beti Gjorgievska, Oliver Ristovski, Ljupka Guguçevska Filiposka, Radica Risteska, Elizabeta Postolovska, Dimitar Spaseski, Krenar Lloga dhe Zoran Mihajloski.

Konkusrin që Kuvendi shpalli para Vitit të Ri, kanë kandiduar 14 kandidatë, ndërsa sot Komisioni për Zgjedhjet dhe Ndryshimet duhet ta përfundojë këtë listë.

Mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së përfundon më 15 janar.