Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i qetë, nëpër disa fushëgropa të caktuara do të ketë paraqitje të mjegullës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 12 deri në minus gjashtë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i qetë me paraqitjen e mjegullave të dobëta. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 11 ndërsa e ditës do të ngjitet deri në shtatë gradë Celsius.