Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë. Kah fundi i ditës do të ketë rënie të temperaturës, shkruan Fol.

Temperatura minimale do të jetë -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë Celsius. Edhe në Shkup moti do të jetë me diell dhe i thatë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 13 gradë Celsius. /Fol/