Deputetët britanikë mbështetën amendamentin e kryeministres Theresa May që mundëson votimin mbi një Brexit pa marrëveshje dhe mbi zgjatjen e negociatave me BE-në nëse parlamentarët e kundërshtojnë marrëveshjen e arritur.

Dhoma kryesore e Parlamentit, ajo e Komuneve, miratoi amendamentin e qeverisë konservatore të May me 502 vota kundër 20.

Amendamenti mbështet propozimin e May për të shtyrë datën e Brexit nëse kundërshtohet marrëveshja që ajo kërkon aktualisht me Brukselin mbi largimin e BM-së, si dhe një dalje pa marrëveshje.