Parlamenti Evropian, nuk do e votojë rezolutën për Maqedoninë, lidhur me raportin e progresit të Komisionit Evropian për vitin 2016.

Brenda kësaj jave, në seancën plenare në Strasburg, duhej të votohej rezoluta për shtetin e Maqedonisë, mirëpo eurodeputetët kanë vendosur që të anulojnë votimin për së paku një muaj për shkak të krizës politike në Maqedoni, informojnë nga agjensia e lajmeve MIA.

Ndër temat të cilat u paralajmëruan, për votim, gjatë kësaj jave, është vetëm rezoluta për Malin e Zi kurse ajo e Maqedonisë, Serbisë dhe vendeve tjera, do të presin deri në muajin tjetër.

Me rezolutën e miratuar nga Komiteti për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian, Maqedonia mori rekomandimin e tetë me radhë për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjithnjë ne pajtueshmëri me marrëveshjen e Përzhinës dhe prioritete tjera urgjente të Komisionit Evropian.