Ballina Lajme Bota Parlamenti Evropian vendos të pezullojë anëtarësimin e Turqisë në BE

Parlamenti Evropian vendos të pezullojë anëtarësimin e Turqisë në BE

Parlamenti Europian ka marrë një vendim drastik në lidhje me anëtarësim e Turqisë në Union.

Pas mijëra arrestimeve dhe qindra vrasjeve të ndodhura pas grushtit të shtetit në muajin korrik, sot PE-ja ka votuar pezullimin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimit Europian, transmeton.

Theksojmë se Erdogan ka deklaruar një ditë më parë se tashmë vota pro ose kundër e Parlamentit Europian nuk ka me asnjë vlerë.

Vendimi është deklaruar si pezullim i përkohshëm dhe jo detyrues.

Duke folur në Stamboll, më 23 nëntor, në hapjen e një konference që po mbahej nga Organizata e Bashkëpunimit Islamik (IOC), Erdogan tha se “pavarësisht rezultatit, ky votim nuk ka ndonjë vlerë në sytë tanë”.

Anëtarët kryesorë të Parlamentit Evropian më 22 nëntor bënë thirrje që bisedimet me Turqinë të ndalen në përgjigje ndaj goditjes kundër kundërshtarëve politikë të Erdoganit, pas një grushti shteti të dështuar në korrik.