Periudha e pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare do jetë një realitet i ri për PPS, gjykatën penale, atë të lartë si dhe gjykatën kushtetutese.

Ndërkohë që këto janë pyetje të rënda të cilat duhet të zgjidhen pas zgjedhjeve, më pas do të dihen rrugët se si do të bëhen reformat në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes partive politike më 20 korrik të këtij viti.

Prokuroria speciale nga parlamenti pret që të bëhen ndryshime në ligje të cilat Janeva dhe ekipi i saj i kërkon që të vazhdojë mandatin dhe ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve.

Gjykata kushtetuese pas vitit të ri pret që të deklarohet lidhur me kushtetueshmërinë e prokurorisë speciale ndërkohë që kjo iniciativë ka më shumë se një vit që është dorëzuar aty. Ndërkohë që njejtë edhe pas vitit të ri pritet të zgjidhen edhe kryetarët e ri të gjykatës së lartë dhe asaj penale.