Partia e Amdi Bajram, Lidhja e Romëve, edhe më tej do të vazhdojë të merr para nga shteti, pasi më herët Ministria e Drejtësisë solli vendim që t’i ndërpritet ndihma financiare kësaj partie.
Ndalesa për ndihmë është sjellur më 22 qershor 2017, për shkak se kjo parti nuk ka dorëzuar raport nga regjistri i donacioneve, llogarisë vjetore dhe raportit vjetor financiar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Enti Shtetëror për Revizion ka dorëzuar shkresë me të cilën kërkon që të shfuqizohet ndalesa për ndihmë financiare nga shteti për Lidhjen e Romëve, e cila në ndërkohë ka përmbushur detyrimet për raportimet financiare për vitin 2016 dhe tani do të vazhdojë të merr ndihmë financiare nga shteti.
Vendimi për shfuqizimin e ndalesës është publikuar në numrin 13 të Gazetës Zyrtare dhe është nënshkruar nga ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji.
Përndryshe, deputeti Amdi Bajram më 22 dhjetor 2017 nga foltorja e Kuvendit tha se largohet nga koalicioni me OBRM-PDUKM-në dhe do të veprojë si i pavarur.