Sot partitë politike dhe koalicionet të cilat garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 dhjetorit duhet të nënshkruajnë Kodeksin për zgjedhje korrekte dhe demokratike. Në firmosjen e kodeksit sipas paralajmërimeve përveç liderëve të partive pritet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit ndërkombëtar në vend. Fushata zgjedhore nis të hënën, ndërsa do të zgjasë deri në mesnatën e 9 dhjetorit kur dhe do të hyjë në fuqi heshtja parazgjedhore. Në zgjedhje marrin pjesë 11 parti politike apo koalicione, të cilat kanë dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve për deputetë.