Partitë jashtëparlamentare shqiptare nuk tregojnë seriozitetin e nevojshëm për zgjedhjet parlamentare 2016. Pregaditjet i zhvillojnë ngadal, sikur të kenë gjithë përjetësinë në dispozicion, ndërsa në shumë segmente shënohen ngecje të konsiderueshme. Asnjëra nga partitë jashtëparlamentare shqiptare si LR-PDSH, Uniteti, RDK, BESA deri më tani nuk kanë publikuar sloganin e tyre, akoma më keq, nga ana tjetër, as emrat e kandidatëve për deputet nuk i kanë plotësuar! 

Uniteti, RDK dhe BESA pritet të shpalosin kandidaturat së shpejti, por duke mos publikuar në kohë emrat e kandidatëve për deputet, mundësojnë që mediat lirshëm të dezinformojnë dhe spekulojnë, duke krijuar pakënaqësi dhe ç’orientim të strukturave partiake dhe për këtë, dikush do të paguajë çmimin! 

Ngelim të shofim se çka do nxjerin nëpër lista!