Partitë politike sot, ditën e njëmbëdhjetë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, do t’i prezantojnë programet e tyre në takime me qytetarët dhe në tubime në mbarë Maqedoninë.

Partia Demokratike e Shqiptarëve tubim do të mbajë në Mateç, Aleanca për shqiptarët në Bërvenicë dhe Zhelinë, ndërsa Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi tubim do të mbajë në Koçan.

Koalicioni për “Maqedoni më të mirë” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të mbajë tubim në Demir Hisar dhe Manastir.

Karvani parazgjedhor i LSDM-së dhe Koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do të jetë në Probishtip dhe Shtip.

Fushata zgjedhore filloi më 21 nëntor dhe do të zgjasë 20 ditë, deri më 9 dhjetor në mesnatë