Miq të dashur, …

Askush nuk do të mund ta përdorë si alibi, se kështu ishte presioni i ndërkombëtarëve. Vazhdimi i partneritetit qeverisës të shndëruar në sundim me Vmro-Dpmne-në, padyshim se do të thoshte vazhdim me papërgjegjësinë, vazhdim me hajninë, vazhdim i bashkëpjesmarjes në zullumin.
Askush nuk ka të drejtë ta lenë në heshtje papërgjegjësinë për krimin e bërë. Jemi plotësishtë të bindur se këtë anashkalim në asnjë mënyrë nuk do ta lejojë komuniteti ndërkombëtarë. Por edhe sikur eventualisht për interesa të ndryshme edhe ata ti mbyllin sytë, ndërgjegjshëm duhet thënë Falemnderit SHBA, Falemnderit BE.

Orientimi jonë është perendimi, edhe sikur të na mbyllni dyert do të synojmë tek ju të hyjmë për dritaresh.Atje e kemi vendin ,kështu thot gjeografia, madje kështu shkruan historia .

Ky momentum politik, nuk është aspak i vështirë për të vendosur partitë politike shqiptare, është momentum me teren të pastër , vetëm duhet thënë të vërtetën shqiptarëve dhe se nuk duhet dhe nuk do të mundet ti mashtroni .
Kësaj shoqërie nuk i është dashur dhe nuk i duhen kurë politikan , thirës të urejtjes, politikan të skenave të komorave për shqiptarët, politikan të netëve të gjata me thika, politikan thirës në supremacion mandatesh jo për ekonominë e këtij vendi por për ti bërë ,,zap,, shqiptarët .

Askush më nuk ka të drejtë nga partitë shqiptare të kontribuojë me vendimet e tyre për vazhdimin e agonisë, për vazhdim me stresimin dhe depresionin e qytetarëve të këtij vendi, për vazhdimin e talljes me ta. Fundja ,me procesin zgjedhorë vendoset se kush do të qeverisë me vendin por jo edhe se si do të qeverisë. Se si pajtohemi të qeveriset e thatë vetë ju në platformat tuaja politike, e thatë vet publikisht, ajo që mbetet është fakti se nuk duhet mashtruar.
Qytetarët me verdiktin e tyre folën, ata thanë se askush nga Ju nuk ka legjitimitetin me shumicë apsolute për të qeverisur me vendin për një mandat të plotë. Qytetarët sikur thanë se tani të gjithë duhet të merni përgjegjësi në afat të caktuar, në veçanti shqiptarët thanë kushdo le të qeverisë kuptohet PËRVEÇ ME ATA që janë të inkriminuar në mashtrimin dhe vjedhjen një dekadëshe të këtyre qytetarëve . Dhe bazuar në këtë, ndaj mendimin se , joqë kësaj rradhe me mijëra shqiptarë votuan për parti politike maqedonase Lsdm, por poqëse BDI-ja, vazhdon akoma bashkësundimin me Vmro-Dpmne-në deri sa ajo të ketë ristrukturim të kupollës së saj, frustrimet e shqiptarëve do të riten fatkeqësishtë akoma. Dhe mund të ketë të ngjarë që edhe nga ajo gjysma e simtaizantëve që ju ka mbetur në një të ardhme të afërt , gjysma e tyre të votojë bile për vet Vmro-Dpmne-në, krejt kjo për faktin se vazhdimi i ortakisë do të mund të zmadhonte mllefin kundër ,lojës ashiqare se fjala është thjeshtë për intersa klanore e jo të interesave kolektive të barazisë së shqiptarëve, andaj nuk do të ju bekojnë me votë që ,,PAZARIN,, ta bëni ju dhe Sasho Mijallkov . Demokracia njeh shumë alternativa për zgjidhjen e ngërçeve politike, kjo është demokraci përfaqësuese, ju vendosni si të doni, dialogoni në vazhdimësi , por nuk do të mund të shiten frazat se ne mendojmë me koka të ftohta me gjakftohësi etj etj.

Mendoni si të doni por demokracia e lejon që EDHE ASNJËRA NGA JU TË MOS JETË PJESMARËSE NË QEVERI por thjeshtë duke kërkuar qeveri e ashtuquajtur të ekspertëve ndërsa në Kuvned të jeni me mazhorancën e cila do të merë obligim ,synimin për funksionimin e sundimit të së drejtës e shtetit ligjorë, të cilët synime do ti operacionalizonte qeveria e ekspertëve .

( Q. Aliu )