Ejup Berisha

Ka kohë që në opinion dëgjojmë kritika të shumta e të ashpra në adresë të Partive opozitare shqiptare për mungesë aktiviteti nga ana e tyre në skenën politike të vendit tonë. Lidhur me këtë dua të themë se vërejtjet për mungesë aktivizimi dhe aktiviteti nga ana e Partive opozitare shqiptare këtu në vendin tonë janë shumë të vërteta dhe plotësisht me vend. Është mëse e vërtetë se opozita politike këtu te ne një kohë bukur të gjatë nuk ka inicuar asnjë nismë apo për lëvizje nga ana e saj e me këtë edhe asnjë lëvizje apo ndonjë akcion politik në drejtim të atakimit me mjete politike të partisë shqiptare në pushtet BDI-së. Një opozitë e tillë apatike dhe shumë pasive nuk i konvenon aspak qytetarëve shqiptar që nuk janë me BDI-në por i konvenon vetëmse Bashkimit Demokratik për Integrim sepse qëndrimi i tillë i opozitës shqiptare BDI-në e le të qetë pa konkurencë në pushtet në vend që ta tremb ndonjëher me ndonjë nismë apo me ndonjë lëvizje apo dhe me ndonjë akcion me të cilin do të luhateshte pozicioni i Partisë shqiptare në pushtet BDI-së. E sa për infotmim të opozitës shqiptare partitë në pushtet i tremb apo i trishton dhe i dridhë vetëmse aktiviteti konkret i partive opozitare apo më konkretisht aktivizimi konkret e i mirfilltë dhe më i organizuar i tyre në terren. Përmdryshe paraqitja njëzetë e katër orëshe e saj në internet dhe në rrjetet sociale aspak nuk e tremb e as nuk e trishton Partinë shqiptare në pushtet BDI-në. Dhe jo rastësisht kjo e fundit ka filluar të bëjë shaka me opozitën shqiptare vendore duke thënë se ata janë në gjumë të thellë vjeshte dhe dimri. Me çka gati të gjithë ne jemi dakord me këtë konstatim. Pra opozita shqiptare këtu te ne vërtetë është në gjumë por se edhe partia shqiptare në pushtet BDI nuk është krejtësisht e zgjuar por e njëjta është akoma në pixhame duke u bërë gati që ti bashkangjitet partive opozitare në shtratin e përbashkët politik. Pra nëse partitë opozitare janë në gjumë të thellë edhe partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim këtu në RMV i ka mbathur pixhamet dhe po e pret mundësinë reale që edhe ajo tia kris gjumit e ta vazhdoj fjetjen e saj edhe në dy apo tre vitet e ardhëshme sa do të zgjas koha e qëndrimit të saj në pushtet me LSDM-në. Partitë opzitare mirë e bënë një lëvizje para duke u organizuar nëpër protesta për ta kontestuar fitoren e BDI-së në zgjedhjet e pesë shtatorit të këtij viti por kjo lëvizje e vetme e tyre politike përfundoi me kaq. E një fjalë popullore thotë se Ariu nuk mund të frigohet me shoshë. Se çka është shosha unë sincerisht nuk e di por sigurisht po supozoj se ajo është diçka që nuk e frigon aspak Ariun. Me këtë çasje dhe me këtë mosaktivitet dhe mosangazhim të opozitës shqiptare këtu te ne është fakt se opozita apo shosha nuk mund ta frigon Ariun e vogël BDI-në. Kështuqë partitë opozitare shqiptare këtu në vendin tonë i ftoj që të zgjohen nga gjumi i thellë dhe të lëvizin nga shtrati politik dhe të ringjallen e të aktivizohen dhe të kalojnë në akcion konkret apo në ofensive në terren sepse vetëm me gatishmëri për tu aktivizuar dhe për të vepruar konkretisht në terren ata opozitarët do të mund ti lëkundin e ti dridhin themelet e forta të BDI-së në pushtet, ndërsa me qëndrimin e tyre pasiv në vend numro ata vetëmse çka do ti përforcojnë ëdhe më shumë edhe ashtu themelet shumë të forta të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilat duhet domosdoshmërisht jo vetëmse të lëkunden por edhe të shkulen dhe në skenën politike të vijnë garnitura tjera të reja politike të cilat politikën duhet ta kuptojnë si arenë ballafaqimi konkret me forcat politike në pushtet me qëllim që këtyre tu merret pushteti dhe tu mundësohet forcave të reja politik të mund të vijnë në pushtet dhe ta ndryshojnë ambientin politik i cili për Partitë politike shqiptare qofshin ato në pushtet apo edhe në opozitë është shëndrruar në dhomë të madhe gjumi e jo në arenë ballafaqimi dhe lufte permanente në pushtet ku në mënyrë periodike do të krijoheshin kushtet për largimin e partive që nuk angazhohen në politikë për realizimin e të mirës së përgjithshme me ato parti që janë të gatshme ta bëjnë një gjë të tillë.