‘Rasti ALFA dihet publikisht se është një rast mafioz i narkodilerëve. Ja publikisht po e them, është një rast i monutar, jemi duke bërë përpjekje maksimale që ky rast të përfundojë’. Kjo është deklarata bombë e deputetit të BDI-së Rexhail Ismaili. Megjithatë deklarata e deputetit Ismaili duket paksa e vonuar (jo për të dhe për partinë e tij, por për familjarët e shqiptarëve të dënuar me burg të përjetshëm në këtë rast).
Në botën e civilizuar bien qeveri të tëra në raste kur dëshmohet se persona të pafajshëm janë dënuar qoftë edhe me disa muaj me burg, e lërë më me burg të përjetshëm. Kurse deputeti Ismaili nuk jep kurrfarë indikacioni se do të japë ndonjë përgjegjësi morale, si deputet i partisë që ka qenë në pushtet dhe që ka mbajtur resorin e drejtësisë deri sa
Kjo tregon se ai dhe partia e tij nuk janë të sinqertë, por të frikësuar për shkak se e vërteta për këtë rast po del në shesh (edhe atë pikërisht pas dobësimit të partisë së deputetit Ismaili) dhe tani dalin me deklarata pompoze për të shpëtuar lëkurën e vetë.
Te opinioni shqiptar është paraqitur drika se në rast se deputeti Ismaili dhe partia e tij nuk marin dënimin e merituar për rastet e montuara që kanë ndodhur gjatë qeverisjes së tyre, atëherë raste të tilla mund të ju përsëriten shqiptarëve edhe në të ardhmen.
Ismaili në #ClickPlus: “Rasti ‘alfa’ i montuar”
Gepostet von TV21 am Mittwoch, 11. April 2018