Sipas Kodit Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon 20 ditë para ditës së zgjedhjeve ndërsa përfundon 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

Fushata zgjat vetëm tre javë që të ulen shpenzimet dhe që të krijohen mundësi të barabarta për kandidatët e pavarur. Për këtë arsye, në vitin 2006 nga 30 në 20 u shkurtua fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale.

Derisa të filloj fushata zgjedhore më 21 nëntor, Qeveria do të funksionoj rëndom.

Sipas Ligjit për parandalimin e korrupsionit, nga dita e marrjes së vendimit për zgjedhje deri në mbarimin e emërimit të deputetëve në Kuvendin e RM-së dhe emërimin e Qeverisë, pushteti ekzekutiv nuk guxon me të hollat buxhetore të ndërtoj infrastrukturë siç janë rrugët, kanalizimet, ujësjellësit, shkollat dhe çerdhjet.

Fillimi i fushatës do të thotë se fillojnë rregulla të reja siç janë sjellja e funksionarëve publik dhe mediat.

Prej atëherë, funksionarët publik janë vetëm “teknik” e nëse janë kandidatë për deputetë, kanë mundësi për 20 ditë t’i bindin votuesit që sërish të votojnë për ta. Edhe pse në Maqedoni që moti nuk dihet cili është kufiri mes funksionit publik dhe partiak, megjithatë Kodi zgjedhor ka paraparë rregulla të sjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Çfarë nuk guxon të bëhet:

  • Redaktorë, gazetarë, moderatorë të emisioneve, nuk guxojnë të marrin pjesë në aktivitete parazgjedhore të partive politike.(Nëse duan të kyçen në fushatën e ndonjë partie, ata duhet të ngrijnë marrëdhënien e tyre të punës deri në përfundimin e zgjedhjeve)
  • Anketat e mendimit publik për rezultatet zgjedhore publikohen më së voni pesë ditë para ditës së zgjedhjeve (Gjatë publikimit të rezultateve, mediat janë të obliguar të tregojnë të dhëna për emrin e porositësit që e ka kërkuar dhe paguar anketën, institucioni që e ka kryer anketën, metodologjia që është zbatuar, madhësia dhe struktura e ekzemplarit të anketës dhe koha kur është kryer anketa)
  • Rezultatet nga hulumtimet e mendimit publik që janë bërë në ditën e zgjedhjeve nuk guxojnë të publikohen para orës 19 gjegjësisht para mbylljes së pikave të votimit.
  • Tubimet parazgjedhore s’mund të mbahen nëpër objekte ushtarake, fetare, spitale, shtëpi për pleq, shkolla, çerdhe për fëmijë dhe institucione tjera publike.
  • Për nevojat e fushatës zgjedhore nuk lejohet të shfrytëzohen hapësira, pajisje dhe pronë tjetër që u dedikohet organeve shtetërore,  komunave dhe Qytetit të Shkupit.