Presidenti i KosovësHashim Thaçi po tenton të shfaqet figurë unfikuese. Por, pasi nuk ia ka dalë ta përmbush këtë rol në Kosovë, për shkak të bojkotit të opozitës, ai i ka ftuar për takim liderët e partive shqiptare të Maqedonisë. Të njëjtën para pak ditësh e kishte bërë edhe Edi Rama në Tiranë.atë të Maqedonisë.

Zyra e Presidentit të Kosovës, në një komunikatë për media ka bërë të ditur se Thaçi sot gjatë ditës në Prishtinë ka pritur në takim liderët e partive politike shqiptare në Maqedoni.

Thaçi ka takuar kryetarin e BDI’së, Ali Ahmetin, atë të lëvizjes BESA, Bilall Kasemin si dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

“… është diskutuar nevoja për një koordinim të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar që ka për qëllim respektimin e vullnetit të lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë të shprehur në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë, më 11 dhjetor 2016”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidentit Thaçi

Gjatë takimit të liderëve të partive politike parlamentare në Maqedoni është shprehur gatishmëria e tyre për t’u angazhuar maksimalisht në përfaqësimin sa më të mirë të interesave të shqiptarëve dhe të prosperitetit e stabilitetit afatgjatë të Maqedonisë.