Pas pak më shumë se dy maj, Qeveria vendoi që të kthehen linjat ndër-urbane në Tetovë.

Prej sot në Tetovë, por edhe në fshatrat përreth do të ketë linjat autobusi të rregullta duke respektuar largësinë prej dy metrave për çdo udhëtar. Çdo autobus nuk guxon të transportojë më shumë se 50% e vendeve në autobus.

Agjencitë turistike e përshëndetin vendimin qeveritar dhe shprehen të gatshëm për punë.

“Përshëndesim vendimin e Qeverisë për rivendosjen e linjave ndër-urbane në Tetovë. E pritëm mirë lajmin, për shkak se në Tetovë dhe rrethinë tashmë 3 muaj është hequr transporti publik. Ne si agjenci kemi linjë Tetovë-Gostivar, dhe i kemi të gjitha resurset ekonomike dhe njerëzore dhe jemi të gatshëm për vendosjen e këtyre linjave”, thonë nga një agjenci.