Shumë prej nesh e kanë provuar të paktën njëherë një jetë ndjesinë e të pasurit këmbët “akull”. Ndryshimet në temperaturën e gjymtyrëve, shëndeti dhe stili i jetesës, janë disa prej shkaktarëve kryesor të këmbëve të ftohta.

Gjymtyrët e ftohtë janë dhe nga disa shkaqe mjekësore, por ka edhe kura natyrale për më shumë ngrohtësi.

Ndjesia e të ftohtit në këmbë është një nga reagimet normale të trupit ndaj temperaturave të ulëta. Kur trupi futet në një zonë të ftohtë, enët e gjakut në këmbë dhe duar, shtrëngohen duke pakësuar qarkullimin e gjakut në këto zona.

Këmbët dhe duart ndodhen shumë larg nga organet jetësore, ndaj një qarkullim i pakët i gjakut drejt tyre ruan ngrohtësinë dhe qarkullimin në zona më të rëndësishme.

Me kalimin e kohës, qarkullimi i mangët i gjakut shkakton mungesa të oksigjenit, gjë që shkakton mavijosjen e gishtave. Zakonisht, një simptomë e tillë është e përkohshme dhe trupi nis e ngrohet sërish në çdo cep.

Megjithatë, ka njerëz që kur ekspozohen në temperatura të ftohta ose tepër të larta, apo përballen me shumë stres, vuajnë nga një qarkullim i kufizuar i gjakut. Kjo shkakton mpirje të gishtave të duarve dhe këmbëve, transmeton ATA.

Roli i stresit dhe ankthit

Stresi dhe ankthi janë gjithashtu fajtor të këtij problemi. Një nga kundërpërgjigjet më natyrale të trupit ndaj stresit apo nervozizmit është të lëshojë më shumë adrenalinë në gjak.

Ajo shkakton enët periferike të gjakut të shtrëngohen. Një gjë e tillë, e bën të vështirë furnizimin me gjak në zonat ekstreme.

Problemet me qarkullimin

Qarkullimi jo i rregullt i gjakut shkakton ftohje të përsëritur të këmbëve të duarve. Qarkullimi problematik vjen si pasojë e një jete sedentare, ose qëndrimit ulur për shumë kohë.

Duhanpirja gjithashtu shkakton vështirësi për gjakun që të arrijë në çdo zonë të trupit. Kjo është arsyeja përse njerëzit që pijnë duhan ankohen se kanë ftohtë nga këmbët dhe duart.

Anemia

Në disa raste, anemia manifestohet edhe me ftohje të këmbëve. Kjo sëmundje shfaqet në mungesë të sasisë së duhur të rruazave të kuqe të gjakut, kur mungon hekuri, vitamina B12, folati ose ka probleme me veshkat.

Diabeti

Njerëzit që vuajnë nga diabeti janë të rrezikuar nga problemet me qarkullimin e gjakut dhe ankohen shpesh për këmbë ose duar të ftohta. Mungesa e sheqerit në gjak shkakton ftohje të këmbëve.

Shkaktarë të tjerë

Ftohja e këmbëve dhe duarve mund të shkaktohet edhe nga çrregullimet nervore apo tiroidja dhe mungesa e hormoneve, që ndikon në çdo kënd të organizmit.

Ekzistojnë dhe kurat natyrale kundër gjymtyrëve të ftohta si më poshtë:

Lëvizjet

Lëvizja është një nga mënyrat më të lehta për të ngrohur trupin dhe rikthyer qarkullimin e gjakut nga dhe drejt këmbëve.

Kryeni aktivitete fizike të shpeshta që t’ju ngrohet trupi.

Vishuni mirë dhe me çorape të ngrohta.

Bëni banjë të ngrohtë për këmbët për 10-15 minuta.

Mbani një borsë ose një shishe me ujë të ngrohtë tek këmbët.

Konsultohuni me mjekun në rast se përjetoni plogështi, rënie në peshë, temperaturë, dhimbje kyçesh, gishtash, njolla në lëkurë.

Nëse ju ndieni se gishtat i keni të ftohtë, por në prekje ata janë në temperaturë normale, atëherë vizitohuni tek mjeku, sepse kjo është një tregues i një dëmtimi nervor.