Gjithçka ka një fund, dhe fundi i zullumqarëve dhe keqbërësve të popullit është arratisja jashtë vendit ku është rritur e lindur.

Pas ikjes së ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit në Hungari ku jeton mes frikës dhe turpit, përflitet se rrugën e tij do ta merr një tjetër politikan edhe atë shqiptarë.

Politikani shqiptarë i cili i ka “shërbyer” popullit duke vjedhur thuhet se fundin do ta ketë në Stambollin e Turqisë së Erdoganit, mëson TS. Nuk dihet nëse rruga e tij do të jetë me e lehtë apo do të jetë një ikje publike jo si e Nikollës, por toka ka nisur që të mos i durojë më zullumqarët.

Pavarësisht ditës, apo vitit kur do të ikë, popullit po i rikthehet besimi dhe fuqia për të mposhtur zullumqarët dhe për të marrë në dorë të ardhmen e brezave të rinj, duke injoruar pushtetarët e korruptuar e duke i larguar në mënyrën më poshtëruese nga vendlindja e tyre.

Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE, dhe ardhja e sundimit të ligjit, siç duket i ka trembur politikanët e korruptuar ku krijojnë kanale për tu arratisur e për të jetuar të turpëruar me paratë e vjedhura ku nuk do të kenë kohë për ti harxhuar.

Shpresojmë që mos të jenë të vetmit këta politikanë që kanë rrjepur popullin, pas tyre të marrin rrugën edhe të tjerët dhe populli të merr frymë dhe të jetojë i qetë.