Sonte në Vushtrri, në një klub nate të quajtur “Smile Group Morena” ka ndodhur një incident me armë dhe sipas raportimit të medieve është plagosur menaxheri i këtij klubi.

Ngjarja ka ndodhur përpara se të fillojë koncerti i këngëtarit Blero Muharremi, që sonte do duhej të këndonte atje.

Lajmi.net ka arritur që të kontaktojë me këngëtarin i cili ka thënë se ai dhe stafi i tij janë mirë dhe se ishte në prapaskenë teksa ndodhi ngjarja.

“Ne jemi mirë, ishim në prapaskenë derisa atje jashtë ndodhi incidenti. Më pas u bë shumë rrëmujë aty dhe pse ndodhi një gjë e tillë nuk e di” janë fjalët e Bleros.

Ai ka shtuar se do të jetë përsëri në këtë qytet në ndonjë datë tjetër pasi nuk do t’i dëshpërojë asnjëherë fansat e shumë të tij