Mbrëmë, në selinë e OBRM-PDUKM-së, kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, dhe bashkëpunëtorët e tij, pas takimit me ambasadorin amerikan Jess Baily, kanë pritur në takim edhe ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar, dhe atë të Norvegjisë, Arne Sanes Bjornstad, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në njëftimin e partisë thuhet se, përveç urimeve që kanë marrë nga ambasadori Zhbogar për organizimin e zgjedhjeve, ai ka sjellur edhe disa mesazhe tjera si vlerësimin e zgjedhjeve si të lira dhe demokratike, ka pasur dalje të madhe dhe se janë vlerësuar mjaft pozitivisht nga ana e Brukselit.

Përfaqësues të OBRM-PDUKM-së në njoftim potencojnë se, partia e tyre do të vazhdojë me protesta të qeta dhe se nuk përkrahin gjuhën e urrejtjes. Ata gjithashtu në këtë njoftim shprehin shqetësim se përse Brukseli dhe bashkësia ndërkombëtare, nuk shprehën kaq shqetsim edhe gjatë protestave të dy viteve më parë.

Përveç çështjeve politike, në këtë takim është biseduar edhe për ekonominë si dhe për mundësitë që të tërhiqen investitor të ri në Maqedoni./Telegrafi/