Pas këtij mesazhi, nuk ka më asnjë dyshim që Big Basta është një romantik i lindur

Një ndër çiftet më të këndshme të showbiz-it, e kemi parë shpesh t’i dedikojnë mesazhe njëri-tjetrit. Prej shumë vitesh tashmë, Vesa Luma dhe Big Basta jetojnë të lumtur dashurinë e tyre dhe prej disa muajsh, asaj i është bashkuar edhe djali i tyre Lian. Ky i fundit, në ato pak foto që prindërit i postojnë në rrjetet sociale, duket si një bashkim i ëmbël i një dashurie pa çmim.

bebi

Megjithatë, dikush është gjithmonë pak më shumë… romantik. Dhe, në këtë rast, me ç’duket, këtë rol e ka Big Basta. Si një tekstshkrues mjaft i mirë i këngëve të tij, por dhe të shumë kolegëve të tjerë, reperi i njohur nuk mund të gabojë për të shprehur ndjenjat kur është fjala për dashurinë e jetës.

Në raste festash, ditëlindjesh apo përvjetorësh, Big Basta i ka gjithmonë unike dedikimet për bashkëshorten, por edhe kur nuk ka ndonjë rast sepcial në marrëdhënien e tyre, ai e bën të jetë i tillë.

Kështu ka bërë edhe këtë mbrëmje, ndërsa i ka dhuruar Vesës një buqetë me lule, bashkë me një shënimin: “Zemër, ti e di që je krijesa më e çmuar për mua! U mundova të ta pasqyroj në lule bukurinë tënde, por as që i afrohet. Të dua përjetësisht zemra ime, nëna e djalit tim”

vesa

Pasi e ka postuar në Instagramin e saj dhuratën dhe mesazhin, Vesa shkruan mbi foto: Ndonjëherë gjithçka ke nevojë është… dashuri.”