Çështja e evazionit fiskal ka zënë nën akuzë edhe Cristiano Ronaldo. Zyra e taksave në Spanjë ka përfunduar hetimin e saj për sulmuesin e Realit të Madridit.

Në përfundim të hetimeve rezulton se portugezi ka fshehur shumën e 15 milionë eurove nga vitit 2011 deri në 2014.

Tashmë dosja voluminoze i është dërguar zyrës së krimit ekonomik, me këta të fundit që tashmë duhet të vendosin nëse ndaj CR7 do të ketë masa ndëshkuese, transmeton Supersport.

Në bazë të investigimeve, pasi është vënë në dijeni të hetimit, sulmuesi ka zhvendosur të gjithë kapitalin e tij jashtë Spanjës, konkretisht në ishujt Virgjinales, por edhe në disa shtete të tjera, ku individ të ndryshëm me potencial të madh ekonomik fshehin të ardhurat e tyre.