Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku pas mitingut të PD-së pranë godinës së Kryeministrisë për nisjen e fushatës elektorale, dhjetëra persona janë paraqitur në QSUT me djegie dhe sy të enjtur. Mes tyre ka qenë edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.

NJOFTIMI I PLOTE
Në datë 28.05.2017, rreth ores 04.00 te mengjesit në Q.S.U.T., jane paraqitur per ndihme mjekesore rreth 50 shtetas me simptoma te ngjashme, kryesisht djegie ne sy dhe skuqje lekure ne pjeset e siperme te trupit.

Nga verifikimet paraprake rezulton se keta shtetas kanë qenë pjesemarrës në aktivitetin e zhvilluar nga Partia Demokratike, mbajtur ne oren 19:00 te dates 27 maj, zhvilluar ne Bulevardin ‘Deshmoret e Kombit’ ne Tirane.

Pasi jane mjekuar te gjithe shtetasit jane larguar per ne banese, veç 3 prej tyre qe kane patur me teper shqetesime dhe po mbahen nen kujdesin e mjekeve ne spital.

Menjehere sapo ka marre njoftim, nen drejtimin e Prokurorise se Tiranes eshte ngritur grupi hetimor me eksperte nga Policia e Shtetit, Garda e Republikes, struktura te specializuara te Forcave te Armatosura etj.

Nderkohe po kryhen gjithe egzaminimet e nevojshme per te percaktuar shkakun qe provokoi simptomat si dhe zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.