E pabesueshme por e vërtetë! Aty ku mungon shteti, në ndihmë del UNDP, e cila do të investojë në sanim dhe prevenim të zonave të dëmtuara nga përmbytjet në Tetovë, përshkak se mungon aksioni i institucioneve qendrore dhe lokale.

tetova2

tetova 1

tetova3

Derisa pritej më shumë se 1 vit që të fillojë sanimi i dëmeve, Qeveria dhe Komuna e Tetovës nuk bënë asgjë në drejtimë të pastrimit të lumit Shkumbin dhe shtratit të saj!!! Zonat ku ndodhën përmbytjet, aktualisht ende duken sikur sapo ka ndodhur vërshimi. Ndërsa nga ana tjetër UNDP (United Nations Development Programme) brenda një viti pati kohë që të bëjë analiza të detajuara të arsyeve të fatkeqësisë; detektoi pikat e ndijshme ku duhet të ndërmerret aksion; pregaditi projekt për pastrim dhe ri-ndërtim; dhe përfundimisht miratoi edhe fond prej 330.000 euro.

Lajmin e konfirmoi përfaqësuesja e përhershme e UNDP në Maqedoni, Luisa Vinton.

komuna e tetovs 3

FOL.MK