Nënshkrimet e deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim natën e kaluar, pas mbledhjes së udhëheqësisë partiake, u dërguan në Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë, për t’i dhënë mbështetje liderit të saj për formimin e Qeverisë së re.

Dy subjektet tjera shqiptare që fituan deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit – koalicionet ”Lëvizje me Besë” dhe “Aleanca për Shqiptarët”, kanë paralajmëruar se të njëjtën do ta bëjnë gjatë ditës së sotme, pas çka pritet që presidenti i shtetit Gjorge Ivanov mandatin për formimin e qeverisë t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së Zoran Zaev.

Pas dështimit të liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të sigurojë përkrahjen e nevojshme për formimin e Qeverisë, Ivanov tha se mandatin do t’ia japë atij që do të sigurojë 61 nënshkrime. LSDM-ja në zgjedhjet  e dhjetorit fitoi 49 mandate, 2 më pak se VMRO-DPMNE-ja, dhe bashkë me deputetët e tri subjekteve shqiptare mund të ketë shumicë parlamentare prej 67 deputetëve