Gazetarja Arbana Xharra ditën e sotme aderoi në Partinë Demokratike të Kosovës

E ky lajm nxiti reagime nga më të ndryshmet nga qytetarët, kolegë të Arbanës dhe persona publik të ndryshëm.

E gazetarja Besiana Xharra, njëkohësisht motra e Arbanës, pësmes një postimi në Facebook, i ka quajtur të gjithë këta patetik, madje ka ofenduar rëndë disa prej tyre pa përdorur emra.

Më poshtë është postimi i plotë.

“Kush po na shet moral:
Një udhëqeheqës i një instituti ‘të pavarur’, që ka zhvat miliona prej LDK-së, e që jeton si Zot në lagjen më të shtrejtë të Prishtinës ‘Marigona’, ku ka jo 1 por 2 shtëpi
(I paskrupullt)
Pronare e medias, ku punëtoret femra sapo te mbesin shtatzënë i largon nga puna, e tjerët i shfrytëzon si skllavë, derisa vet përfiton miliona. (kjo për mu është njëjtë si me mbyt njerëz)
Një ‘analist” që është në gjendje me e shit historinë e kombit tu bashkëpunu me historianin më anti-shqiptar të huaj, e që vet jeton në Zvicër larg çdo të keqe që po përjeton Kosova. (I ulët)
Politikanë të rinjë, që shiten e ndërtojnë karrierë mbi vlerat liberale, por që për vota, edhe jetën e e tyre personale e shesin, përfshirë këtu edhe fshehjen e orientimit seksual. (patetike)
Një i deputet i partisë më radikale në vend, që fjalën ‘mut’ e përdor aq shpesh sa që mendoj që edhe e han shpesh, e që vet i ka ba milionat prej PDK-së. (I gërditshëm)
A po doni ma shumë, o patetika.
Jeni për keqardhje” shkruan Besiana Xharra.